Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Turqve të Kosovës.
Ajo është shprehur se sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë.
“Sot festojmë kontributin e komunitetit turk në shoqërinë tonë. Derisa vazhdojmë të përqafojmë diversitetin në të gjitha format e tij, le të kujtojmë se është veçantia e çdo komuniteti që e bën Kosovën vend vërtet të veçantë. Gëzuar Ditën e Turqve të Kosovës”, ka shkruar Osmani në Twitter.