Presidenti francez, Macron e uron Osmanin për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës

Presidenti francez, Macron e uron Osmanin për përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës

Në përvjetorin e 17-të të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten Vjosa Osmani, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e Macron.

Më tej, në urim Macron shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.

“Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë.

Në këtë urim, Macron falënderon Osmanin për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.

“Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij, Macron.

Gjatë ditës së diel, Osmani ka pranuar urime të ngrohta me rastin e pavarësisë edhe nga presidenti i ShBA-ve, Donald Trump, si dhe nga Mbreti Charles III. /Gazeta Enigma

Related Articles