Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka vizituar Shqipërinë gjatë ditës së sotme.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Begaj bëri të ditur se me Herzog-in kanë diskutuar për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, por edhe për Kosovën.
“Faleminderit për vizitën tuaj historike në Shqipëri, President Herzog. Diskutimet tona u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit dypalësh, trajtimin e zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, Kosovën, Lindjen e Mesme dhe çështjet e sigurisë kibernetike”, ka shkruar presidenti i Shqipërisë. /Gazeta Enigma