Presidenti i Letonisë: Bashkimi Evropian t’i heq masat ndaj Kosovës

Presidenti i Letonisë: Bashkimi Evropian t’i heq masat ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, këtë të mërkurë ka pritur në takim zyrtar Presidentin e Letonisë, Edgars Rinkēvičs, i cili ka ardhur për vizitë në Kosovë. Pas takimit, dy presidentët kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media, raporton Gazeta “Enigma”.

Presidenti i Letonisë e ka falënderuar Osmanin për mikëpritjen, ku edhe ka shprehur mbështetjen e Letonisë për intergrimin e Kosovës në KiE.

“Letonia e mbështet plotësisht integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, e keni mbështetjen tonë të plotë për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, gjithmonë ju kemi mbështetur dhe besojmë që ky anëtarësim mund ta hap rrugën edhe për organizatat tjer ndërkombëtare. E përsëris mbështetjen e plotë të Letonisë për procesin e Intergimit Evropian të Kosovës”, ka potencuar Rinkēvičs.

Ai po ashtu ka thënë se duhet të normalizohen raportet Kosovë – Serbi.

“Qëndrimi i vendit tim është që Bashkimi Evropian duhet t’i heqë masat ndaj Kosovës. Ne po ashtu mbështesim normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, vazhdimin e dialogut sepse besojmë që kjo do të jetë një mënyrë e mirë për ta përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë në rajon, në një afat më të gjatë”, ka theksuar presidenti i Letonisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles