Presidenti i Polonisë, Kurtit: Jam i përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Presidenti i Polonisë, Kurtit: Jam i përkushtuar për forcimin e lidhjeve Poloni-Kosovë

Presidenti i ri i Polonisë, Kaorl Nawrocki, ka reaguar pas urimit që mori nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, me rastin e fitores së tij në zgjedhjet presidenciale.

Përmes një postimi në platformën “X”, Nawrocki ka shprehur mirënjohje për mesazhin e Kurtit, duke theksuar se është i përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve më të fuqishme ndërmjet dy vendeve.

“Jam shumë mirënjohës për mesazhin tuaj, kryeministër Albin Kurti. Edhe unë jam i përkushtuar për të forcuar lidhjet tona ekonomike, shkëmbimin kulturor dhe turizmin, për të afruar edhe më shumë Poloninë dhe Kosovën,” shkroi presidenti polak në reagimin e tij.

Related Articles