Presidenti i Sllovenisë sot viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë sot viziton Kosovën

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, do ta vizitojë sot Kosovën.

Ai do të zhvillojë takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Nuk bëhet e ditur agjenda e takimeve.

Vizita e Pahorit në vendin tonë vjen pas asaj në Serbi dhe në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Brdo-Brijunit, që do të mbahet në Brdo pranë Kranjës.

Related Articles