Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin e uron Ademin: Progresi i bërë ka vendosur themelet për të ardhmen

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin e uron Ademin: Progresi i bërë ka vendosur themelet për të ardhmen

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Çeferin e ka uruar Agim Ademin, pasi ky i fundit u rizgjedh në kryet të FFK-së edhe për një mandat tjetër katërvjeçar, shkruan Gazeta Enigma.

Ademi të mërkurën u zgjodh me 45 vota kryetar i FFK-së për një mandat të ri.

Mënjëherë pas rizgjedhjes së tij në krye të FFK-së ka ardhë një telegram urimi nga i pari i UEFA-s, Aleksandër Çeferin duke e përgëzuar për rizgjedhjen e tij në krye të kësaj federate.

“Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës. Shumë punë të rëndësishme tashmë janë bërë për të ndërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën e futbollit – stadiumet, fushat, qendrat kombëtare të stërvitjes janë disa shembuj kyç deri më sot. Ky progres i jashtëzakonshëm ka vendosur themelet për të ardhmen dhe ka krijuar një mjedis ku futbolli mund të ngrihet dhe të rritet për të përmbushur potencialin e tij të plotë. Të uroj gjithë të mirat në mandatin në vazhdim Agim dhe mezi pres të të takoj ty dhe të gjithë ekipin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vazhdon të inkurajojë, zgjerojë dhe ofrojë mundësi të reja dhe emocionuese për futbollin në Kosovë”, shkruan në letrën e presidentit të UEFA-s të publikuar të enjten në faqen zyrtare të FFK-së.

Related Articles