Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dje dhe sot ka qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë.
Ai zhvilloi takime me krerët e shtetit dhe ata të opozitës, në përjashtim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Begaj tha se takimet ishin paraparë të mbaheshin në tempullin e demokracisë në Kuvendin e Kosovës, dhe se ftesat ishin dërguar që të tre liderët e partive opozitare të ishin të pranishme bashkërisht në takim.
Mirëpo, Begaj tha se LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre.
“Këtë kisha qëllim, por fatkeqësisht nuk arrita, LDK në përgjigjen e saj ka thënë se do të isha i mirëpritur në zyrat e tyre. Doja të bisedonin bashkë, si vëllau më vëllanë, dhe ftesa ime ishte e sinqertë për të gjithë, dhe doja që çdo takim dhe diskutim të bëhej në nivelin që i takon presidentit të republikës”, tha Begaj në RTK.