Presidentja dekreton mandatimin e Glauk Konjufcës për Kryeministër, ka 15 ditë afat për votim në Kuvend

Presidentja dekreton mandatimin e Glauk Konjufcës për Kryeministër, ka 15 ditë afat për votim në Kuvend

Presidentja Vjosa Osmani e ka mandatuar Glauk Konjufcën për formimin e Qeverisë së re.

Sikurse mandatari i parë, edhe Konjufca ka 15 ditë afat për votim në Kuvend. Osmani tha se mandatimi i tij është bërë në përputhje me aktgjykimet e kaluara të Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk kemi propozim tjetër, përvec propozimit që ka ardh nga partia e parë për ta mandatuar z.Konjufca. Kam mandatuar z. Konjufca si kandidat tjetër për kryeministër”, tha Osmani.

Ajo tha se nuk ka pasur propozim nga partitë tjera për mandatar.

“Në zyren time nuk kërkohet garancë për krijimin e Qeverisë, por kërkohen gjasa”, shtoi Osmani.

“Të gjitha veprimet që po ndërmarrë, janë vetëm në funksion të mbrojtjes së stabilitetit kushtetues, të forcimit të institucioneve demokratike dhe sigurimit të mirëqenies së qytetarëve tanë”, tha Osmani.

Related Articles