Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Vizita e saj realizohet në kuadër të turneut që presidentja e KE-së ka nisur në Ballkanin Perëndimor.
Ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, si dhe do të vizitojë një projekt të financuar nga BE-ja për efiçiencën e energjisë, së bashku me Kurtin dhe ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit, Artane Rizvanoli e Arbërie Nagavci.
Von der Leyen dhe presidentja Osmani do të mbajnë konferencë për shtyp. pas përfundimit të takimi.
Agjenda: Ora 9:00 – Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës
Ora 9:20 – Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Osmani me delegacionet e tyre
Ora 10:05 – Konferencë për shtyp e presidentes Osmani dhe presidentes von der Layen
Ora 10:30 – Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës
Ora 10:55 – Fillimi i takimit të presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre.