Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se data e zgjedhjeve komunale do të mbetet 17 tetori, raporton Gazeta Enigma.
Osmani tha se kjo është për keqardhje, pasi rekomandimi i IKSHPK-së thotë ndryshe. Mirëpo siç thotë ajo, për shtyrje të zgjedhjeve nuk kishte konsensus.
Tutje, ajo ka thënë që nëse ka rritje të rasteve me Covid-19, do të ketë sërish takime për të diskutuar për këtë çështje.
“Para se të thirrja takimin kam kërkuar analizë nga IKShPK-ja lidhur me procesin zgjedhor. Është rekomanduar nga Instituti të bëhet shtyrja e procesit zgjedhor. Ky nuk është vlerësimi i vetëm që ne kemi kërkuar nga Instituti, një vlerësim i tillë është kërkuar edhe për fillimin e shkollave dhe kemi marrë përgjigjen e institutit për atë çështje.
Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është arritja e një pajtimi në pushtet dhe opozitë. Unë e respektoj qëndrimin e partive politike por nuk pajtoj me ta. Shtyrja më e madhe e zgjedhje do të ishte më së shumti deri në dy muaj, kjo për t’iu dhënë afat stafit shëndetësor ta fus në kontroll situatën”.
Gjatë konferenës, presidentja tha se ky takim ka demaskuar ata që përhapin propagandë.