Presidentja Osmani: Çështje kohe, anëtarësimi i Kosovës në KiE

Presidentja Osmani: Çështje kohe, anëtarësimi i Kosovës në KiE

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë sot se nuk do të reshtin së punuari derisa Kosova të fitojë ulëse në Këshillin e Evropës.

Në platformën X, Osmani thotë madje se anëtarësimi i Kosovës, mbetet vetëm çështje kohe.

”Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës.

Është thjesht çështje kohe.

Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.

Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë KiE: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.

I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më shpejt se sa vonë”.

Related Articles