Presidentja Osmani i uron kandidatët që fituan në zgjedhje: Qytetarët treguan kulturë të lartë

Presidentja Osmani i uron kandidatët që fituan në zgjedhje: Qytetarët treguan kulturë të lartë

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se e vlerëson kulturën e lartë demokratike të treguar nga qytetarët e Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, shkruan Gazeta “Enigma”.

Në një komunikatë të Presidencës, Osmani vlerëson se Kosova dëshmoi se është shembull për rajonin e më gjerë, ndërsa i uron kandidatët që fituan.

“Kosova dëshmoi se është demokraci e konsoliduar, e aftë që të organizojë zgjedhje të lira dhe demokratike, shembull për rajonin e më gjerë. Presidentja falënderon qytetarët e Kosovës për kulturën e lartë, të dëshmuar në proceset zgjedhore, si dhe u uron fitoren kandidatëve fitues duke uruar poashtu që të realizojnë premtimet e dhëna para qytetarëve të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Shefja e shtetit i ka falenderuar edhe institucionet e vendit për angazhimin në procesin zgjedhor.

“Presidentja falënderon institucionet e vendit për angazhimin në këtë proces, para së gjithash KQZ-në për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, policinë e Kosovës, mediet, institucionet e drejtësisë si dhe të gjithë akterët e tjerë të angazhuar”, thuhet në komunikatë. / Gazeta Enigma.

Related Articles