Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE

Presidentja Osmani: Kosova do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE

Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit të saj në ShBA, ka thënë se Kosova do të vazhdojë të punojë shumë për të arritur objektivat e saj në kuadër të rrugës për integrim në Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë ajo e bëri në rrjetin social, Facebook ndërsa shpërndau edhe një fotografi nga takimi që pati të mërkurën me shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me përfaqësuesit e tjerë të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Dje, në takimin tradicional të organizuar nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, për përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor”, tha ajo.

“Kosova, vendi më pro evropian dhe më i sigurt në Evropë, do të vazhdojë të punojë me përkushtim drejt integrimit në BE, në përputhje të plotë me politikat e BE-së,” u shpreh Osmani.

Në takim, Osmani i kishte kërkuar Kallasit heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës. 

Related Articles