Ditën e sotme presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka mbërritur në Kosovë për një vizitë zyrtare.
Presidenti Infantino ka bërë homazhe para shtatorës së legjendës së futbollit Fadil Vokrri.
Ndërkohë që presidenti i FIFA-s është takuar edhe me presidentën e vendit Vjosa Osmani.
Ku menjëherë pas takimit Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook, është shprehur se arritja e Kosovës për pranim në FIFA erdhi si rezultat i angazhimit të ikonës, Fadil Vokrri dhe ndihmës së Presidentit, Infantino.
Postimi i plotë: