Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Paris me rastin e Forumit të Paqes, ka folur për luftën e Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Osmani përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka publikuar disa imazhe përkrah presidentes së Hungarisë, Katalin Novak, Pascal Boniface dhe Jean-Marie Guéhenno.
Teksa tregon se kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në këto kohë sfiduese për kontinentin tonë.
Gjithashtu Osmani ka potencuar se shembulli më i mirë i një vendi është rasti i Kosovës, ku qenë viktimë e gjenocidit dhe ka përjetuar terrorin e luftës.
“Potencova se Republika e Kosovës është shembulli më i mirë i një vendi, i cili ka përjetuar terrorin e luftës, ka qenë viktimë e gjenocidit, por ka punuar intensivisht për t’u shndërruar në një partner të besueshëm për rajonin dhe për aleatët ndërkombëtar”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë: