Presidentja Osmani kujton betejën e Koshares: Kemi shtetin se kishim heronjtë

Presidentja Osmani kujton betejën e Koshares: Kemi shtetin se kishim heronjtë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar Betejën e Koshares duke bërë homazhe në Kompleksin Përkujtimor në Koshare e më pas mori pjesë edhe në manisfestimin qendror për nderë të 23-vjetorit të kësaj beteje.

Osmani përmes një publikimi në Facebook ka thënë se Beteja e Koshares është njëri ndër momentet më krenare të historisë së Kosovës.

Osmani gjithashtu ka thënë se Beteja e Koshares është treguesi më i mirë se pabarazia në armatim nuk janë përcaktues të luftërave.

“9 prilli është ditë e veçantë në historinë e re të Kosovës. Beteja e Koshares tregoi se pabarazia në armatim nuk është çelësi përcaktues i luftërave.

Shpirti luftarak i vajzave e djemve të UÇK-së, vendosmëria për ta parë vendin të lirë dhe gatishmëria për të sakrifikuar gjithçka ishin më të fuqishme se çfarëdo arsenali ushtarak. Sot, ne e përkujtojmë këtë betejë si njërën ndër momentet më krenare të historisë sonë të re.

 Ajo dëshmoi se liria nuk ka çmim dhe se vendosmëria për ta arritur atë dhe shpirti i një populli janë të pathyeshme. Thyerja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë më 9 prill të vitit 1999, shënoi jo vetëm një fitore për vajzat e djemtë e UÇK-së, por edhe për gjithë popullin e Kosovës.

Ne u falemi atyre, sakrificës së Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemajl Fetahut dhe mijëra dëshmorëve të tjerë që ranë për lirinë e Kosovës. Ata qëndrojnë në themele të lirisë dhe të shtetësisë sonë. I përjetshëm kujtimi për heronjtë e Koshares!”, ka shkruar Osmani.

Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Related Articles