Presidentja Osmani: Një Evropë e bashkuar, e lirë dhe në paqe është e paplotë pa Kosovën

Presidentja Osmani: Një Evropë e bashkuar, e lirë dhe në paqe është e paplotë pa Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën është stërvonuar, pavarësisht përmbushjes së kritereve.

Në konferencën e përbashkët me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, e para e shtetit tha se deri tani ka ekzistuar një diskrimin i qartë ndaj popullit të Kosovës dhe një padrejtësi e thellë, e për këtë theksoi se shteti ynë do të vazhdojë të jetë i zëshëm në pengesat e fundit në këtë drejtim.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën është stërvonuar pavarësisht përmbushjeve të kritereve. Duhet të ketë angazhim aktiv të shteteve anëtare që të votojnë pro liberalizimit të vizave sepse deri tani ka ekzistuar një diskriminim i qartë ndaj popullit të Kosovës, një padrejtësi e thellë, prandaj ne do të vazhdojmë që të jemi të zëshëm në pengesat e fundit në këtë drejtim. Falënderoj shtetet anëtare që kanë qenë të zëshëm si dhe institucionet e BE-së që poashtu kanë qenë të zëshëm në mbështetjen e liberalizimit të vizave për Kosovën”, tha Osmani.

Presidentja përveç që falënderoi Michelin për vizitën e tij në vendin tonë, tha se një Evropë e bashkuar,e lirë dhe në paqe, është e paplotë pa Kosovën.

“Të sigurohemi që marrëdhëniet tona me Bashkimin Evropian të forcohen edhe më tej në këtë moment vendimtar për kontinentin tonë, të vendoset një rrugë e qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Një Evropë e bashkuar, e lirë dhe në paqe është e paplotë pa Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Ne i përkasim familjes evropiane, kemi qenë gjithnjë pjesë e familjes evropiane”, tha presidentja.

Related Articles