Presidentja Osmani: Njohjet e reja, një ritëm i cili nuk do të ndalet

Presidentja Osmani: Njohjet e reja, një ritëm i cili nuk do të ndalet

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Turqi në kuadër të Forumit Diplomatik, së fundmi ka folur për njohjet e reja që mund t’i vijën Kosovës.

Kjo pasi mbrëmë edhe një shtet afrikan pas Kenias, Sudani, e njohu Republikën tonë.

Gjatë një interviste për RTK-në, Osmani tha se është momentum shumë i mirë që tani kemi edhe dy njohje të reja nga shtete jashtëzakonisht të rëndësishme jashtëzakonisht të fuqishme me impakt në kontinentin afrikan por edhe më tej, në mënyrë që të jepet një rienergjizim gjithë këtij procesi por nuk është që vetëm këto dy njohje janë zhvillim pozitiv në këtë proces, transmeton Gazeta Enigma.

RTK: Pas disa vitesh procesi i njohjeve për Kosovës është zhbllokuar, për më pak se një muaj kemi dy njohje, atë nga Kenia dhe mbrëmë njohjen nga Sudani, a janë këto sinjale se procesi i njohjeve për Kosovën po shkon më shpejtë dhe a pritet të kemi edhe njohje nga shtetet të cilat ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë?

Osmani: Natyrisht që pritet për shkak se njohja e pavarësisë së Republikës së Kosovës është një akt i vullnetit politik të shteteve veç e veç, por në të njëjtën kohë është një akt në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, e cila njëkohësisht edhe njeh luftën e gjatë të popullit të Kosovës dhe sakrificën e gjatë për të qenë i lirë, por natyrisht që ky është një proces kompleks që shpesh herë nuk jep frytet e veta në momentet e para, muajt e parë, nganjëherë as në vitet e para. Ka shumë shtete me të cilat ne punojmë më shumë se një dekadë dhe tek pastaj vjen vendimi dhe është momentum shumë i mirë që tani kemi edhe dy njohje të reja nga shtete jashtëzakonisht të rëndësishme jashtëzakonisht të fuqishme me impakt në kontinentin afrikan por edhe më tej, në mënyrë që të jepet një rienergjizim gjithë këtij procesi por nuk është që vetëm këto dy njohje janë zhvillim pozitiv në këtë proces. Ju e dini që në vitet e fundit ka pasur pretendime nga ana e Serbisë për, diku rreth 25 shtete, për tërheqje të njohjes nga ana e tyre. Ne kemi punuar pa ndalur këto katër vjet në mënyrë që secila prej këtyre shteteve, për të cilat pretendonte Serbia se e kanë çnjohur Kosovën në fakt rikonfirmojnë marrëdhëniet dypalëshe me Republikën e Kosovës dhe kjo është një e arritur e jashtëzakonshme, sepse është sikur, në fak,t ta sjellësh njohjen përsëri dhe është edhe më komplekse në rrethana të caktuara, sepse ka situata të caktuara jashtëzakonisht fragjile në shumë prej këtyre shteteve. Shpesh herë ndryshojnë edhe qeveritë dhe e gjithë puna duhet të bëhet nga fillimi, por është me rëndësi që kemi thelluar raportet me këto shtete për të cilat bënte propagandë Serbia, i kemi rikonfirmuar raportet tona dhe tani kemi edhe dy njohje të reja dhe është një ritëm i cili nuk do të ndalet dhe do të jetë rezultat i një pune të gjatë që po bëhet edhe nga Republika e Kosovës, por edhe me mbështetjen e fuqishme edhe të aleatëve tanë.

RTK: Zonja Presidente, në Kosovë pashmangshëm po diskutohet shumë për meritat e procesit të njohjes, si e shihni ju një gjë të tillë?

Osmani: Askush serioz nuk do të diskutonte çështjen e meritave individuale, kjo është meritë e popullit të Kosovës, sakrificës së tij të gjatë për liri. Është një proces që është në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare, tashmë e konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Është rezultat i shumë njerëzve, shumë institucioneve, shumë vite punë, por është rezultat edhe i një mbështetjeje tepër të madhe që kemi marrë dhe vazhdojmë ta marrim nga aleatët tanë. Përgjatë viteve, meqë jam marrë më këtë proces që nga viti 2008, e kam parë, dhe secili, që është marrë me këtë proces seriozisht e di, që Kosova në vetvete e ka shumë vështirë që të arrijë njohje qoftë bilaterale, qoftë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, kjo shndërrohet në një proces të suksesshëm vetëm atëherë kur e kemi edhe përkrahjen e aleatëve tanë dhe, natyrisht, edhe njohja nga Kenia, që ishte njohja paraprake. Është një njohje për të cilën kemi punuar shumë afër me aleatët tanë dhe edhe njohja nga Sudani është një njohje ku na kanë ndihmuar, na kanë mbështetur aleatët. Edhe njohjet tjera që do të vijnë janë një rezultat i një bashkëdyzimi i punës së Republikës së Kosovës dhe partnerëve, të cilët besojnë në Kosovën, besojnë në shtetësinë tonë, në sovranitetin tonë dhe në konsolidimin tonë ndërkombëtar,  pra bashkimi i forcave, në njërën anë në mes të gjithë atyre që kanë potencial të ndihmojnë në Kosovë, por edhe aleatëve të cilët kanë qenë si një shtyllë themelore e shtetësisë sonë që nga fillimi, gjithmonë sjellë frytet e veta edhe në çështjen e njohjeve.

RTK: Zonja Presidente kam edhe një pyetje, cila është e ardhmja jua, marrë parasysh që keni edhe një vit mandat?

Osmani: Ajo çka duhet të diskutohet është e ardhmja e Kosovës dhe jo e individëve. Unë kam punuar gjithmonë dhe punoj edhe tash që e ardhmja e Kosovë të jetë ë ndritshme, të jetë pozitive, të jetë një e ardhme emirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Për të ardhmen time individuale nuk është se do të duhej të bëhej merak dikush. Unë do të jap kontribut pozitiv për vendin tim edhe shumë gjatë, ajo është me rëndësi

Related Articles