Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur pikëllimin e saj me rastin e vdekjes së mikut të madh të shqiptarëve, senatorit Robert Dole.
Përmes një postimi në Twitter, Osmani tha se është përherë mirënjohëse senatorit të njohur amerikan, për përkrahjen e madhe për popullin e Kosovës.
“E pikëlluar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Bob Dole. Një hero lufte, një politikan i respektuar dhe një mbështetës i lirisë në të gjithë botën. Por në veçanti jemi mirënjohës që ai gjithmonë ka qëndruar pranë popullit të Kosovës në luftën tonë për pavarësi. U prehsh në paqe, mik i dashur”, shkruan Osmani.
So saddened to hear of Senator Bob Dole’s passing.
A war hero, a respected politician, and a supporter of freedom all over the world. But in particular we are grateful that he always stood by the people of Kosovo in our struggle for independence.
Rest in peace dear friend. pic.twitter.com/RD2y0eaJuQ— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 5, 2021
Bob Dole, miku i madh i Kosovës, ka vdekur të dielen në mëngjes në moshën 98-vjeçare, gjatë kohës sa ishte në gjumë.
Dole u angazhua herët në politikën amerikane për Kosovën dhe luajti rol të rëndësishëm në procesin që çoi në krijimin e shtetit të pavarur. Për kontributin e tij, një bust i tij qëndron në kryeqytetin e Kosovës./Gazeta Enigma/