Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të takohet sot me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, raporton Gazeta Enigma.
Takimi do të zhvillohet në orën 16:00, në kabinetin e presidentes.
“Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, pret në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta”, thuhet në njoftim.
Meta sot ka zhvilluar takim me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, kryetarin e AAK-psë, Ramush Haradinaj dhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Gazeta Enigma.