Presidentja Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime pas vdekjes së ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Në llogarinë e saj në Facebook, presidentja tha se Nishani ishte model i atdhetarit të pashoq, i cili përfaqësoi Shqipërinë me dinjitet të lartë dhe përkrahu Kosovën parreshtur, deri në frymën e fundit.
“Ai një jetë të tërë ia kushtoi Shqipërisë dhe shqiptarëve, duke qenë shembull i politikanit racional e me integritet”.
“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes Nishani si dhe miqve e bashkëpunëtorëve!
Shpirti i Presidentit Nishani pushoftë në paqe!” ka shtuar e para e vendit.