Presidentja Vjosa Osmani sot do ta fillojë ciklin e vizitave nëpër komunat e Kosovës.
Osmani sot do të qëndrojë në Gjilan, ku do të merr pjesë në disa aktivitete, shkruan Gazeta Enigma.
Sipas njoftimit nga Presidenca, në orën 13:45, presidentja Osmani do të pritet në takim nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ndërsa, në orën 14:25, do të merr pjesë në përurimin e pjerrinave, në shkollën fillore “Nazmi Hoxha”, projekt i UNICEF-it.
Gjatë vizitës në Gjilan, Osmani do të ketë takime me OJQ dhe do t’i vizitojë disa biznese.