Presidentja Osmani sot nis vizitën shtetërore në Zvicër

Presidentja Osmani sot nis vizitën shtetërore në Zvicër

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur sot vizitën zyrtare dy ditore në Zvicër, shkruan Gazeta Enigma.

Në këtë vizitë, Osmani do të pritet me nderimet më të larta shtetërore.

Organet e sigurisë zvicerane, janë kujdesur që të marrin edhe masa të veçanta sa i përket trafikut.

Shefja e shtetit do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake nga homologia e saj, Keller-Sutter, në sheshin qendror Bundesplatz në Bern sot në prezencë edhe të qytetarëve të shumtë.

Në kuadër të agjendës zyrtare, e para e vendit do të mbajë takime me presidenten e Zvicrës dhe Këshillin Federal, si dhe do të mbajë fjalim në Parlamentin e Zvicrës.

Poashtu, të dyja presidentet do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Ndërsa, në ditën e dytë të vizitës, Osmani dhe Keller-Sutter do të vizitojnë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës, si dhe një qendër të Universiteti Saint Gallen, e cila është e përkushtuar për zhvillimin e kulturës së të nxënit dhe të mësimdhënies,  fushë me rëndësi të veçantë për të ardhmen e të rinjve në Kosovë dhe Zvicër.

Related Articles