Presidentja Osmani takohet me kryeministrin sllovak

Presidentja Osmani takohet me kryeministrin sllovak

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka takuar kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, në Pragë ku po mbahet për herë të parë samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Përkundër që Sllovakia vazhdon të mos e njohë pavararësinë e Kosovës, Osmani tha se bashkë me Heger do të punojnë për rritjen e bashkëpunimit.

Po ashtu, Osmani tha se me të foli edhe për zhvillimet e fundit në Evropë.

“Së bashku me kryeministrin e Sllovakisë, Eduard Heger, diskutuam zhvillimet e fundit në Evropë dhe theksuam nevojën për t’i tejkaluar bashkërisht sfidat me të cilat po ballafaqohen vendet tona. Jemi të përkushtuar të punojmë që ta forcojmë bashkëpunimin tonë”, ka shkruar Osmani.

Osmani në Pragë ka takuar disa liderë europianë, derisa takim të veçantë mbajti me kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron.

Related Articles