Nis ndërtimi i stadiumit ndihmës për SC Gjilanin (VIDEO)

Nis ndërtimi i stadiumit ndihmës për SC Gjilanin (VIDEO)

Kanë nisur më në fund punimet për ndërtimin e stadiumit ndihmës të Sport Club Gjilani, raporton Gazeta “Enigma”.

Kanë kaluar më shumë se katër vite që kur Gjilanit i ishte ndarë parcela nga Komuna e Gjilanit dhe projekti ishte realizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportve, por që nuk kishte filluar të punohej për arsye të ndryshme.

Pritjet tashmë kanë marr fund, dhe Gjilani shumë shpejtë pritet të bëhet me stadium ndihmës.

Një lajm tejet i mirë për klubin “kuqebardh” dhe akademinë e tyre që priten të vendosen në këtë vend.

Aktualisht Gjilani po stërvitet dhe po luan në fushën me bari sintetik, aty ku aktivitetinne zhvillojnë edhe shumë klube të tjera futbollistike në komunë.

Ndiqni edhe disa nga pamjet e fundit:

Related Articles