Presidentja Osmani takohet mërgimtarët në Austri, iu premton punë e angazhim

Presidentja Osmani takohet mërgimtarët në Austri, iu premton punë e angazhim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me mërgimtarët, në saje të vizitës së saj në Austri, raporton Gazeta “Enigma”.

Këtë Osmani e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në faqen zyrtare në “Facebook”.

Ajo tha se “Vizita në Austri merr vlerë të shtuar pas takimit me mërgimtarët”.

Osmani tutje ka thënë se besimin e mërgimtarëve, do ta shndërrojnë në punë e angazhim.

“Ju faleminderit që jeni çdo herë pranë nesh. Ne do të punojmë shumë që besimin që e keni tek ne ta shndërrojmë në vizion, punë, e angazhim për një të ardhme më të mire”, tha ajo

Related Articles