Presidentja Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

Presidentja Osmani uron popullin australian me rastin e Ditës së Australisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka uruar popullin australian me rastin e Ditës së Australisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Osmani përmes një postimi në “X”, ka thënë se Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj më Australinë, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit.

“Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Osmani. /Gazeta Enigma/

Image

Related Articles