Joe Biden po përballet me një presion të madh për të dhënë dorëheqje pas debatit me Trump.
Mirëpo duket se presioni ndaj tij nuk ka ndryshuar asgjë tek ai.
Ai debatin e quajti thjeshtë si një ditë të keqe.
Joe Biden do të takohet me familjen e tij të dielën për të folur për të ardhmen e tij politike në një takim që ishte planifikuar para debatit të së enjtes përballë Donald Trump, njoftojnë mediat e huaja.
Takimi në Camp David vjen pasi presionet janë shtuar mbi Biden pas pasojave të mëdha të debatit, në të cilin performanca e tij theksoi dobësitë e tij dhe u pasua me thirrje nga ekspertë, media dhe votues që ai të tërhiqej nga gara presidenciale. /Gazeta Enigma