Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në katër komunat veriore, në listën e votuesve janë 46 mijë e 556 njerëz, apo 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.
Më 3 prill, KQZ-ja ka miratuar qendrat e votimi, ku kanë qenë 43 sosh, por pas raportimeve të Sekretariatit të KQZ-së, u bë e ditur se nga 43 qendra, 33 prej tyre, që janë shkolla, drejtorët e tyre kanë refuzuar dhënien e tyre në përdorim për procesin e votimit.
Ndërsa, sekretari i KQZ-së, Burim Ahmetaj, bëri të ditur se pas refuzimit të drejtorëve të shkollave, numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.
Përndryshe, nesër do të mbahet procesi i votimit ku do të votohet për largimin ose jo të katër kryetarëve në komunat veriore.