Prishtina dhe Gjilani kanë barazuar me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 22-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët në minutën e 24-të me Gerhard Prognin.
Për 0-2 shënoi Arbër Prekazi me kokë në minutën e 65-të.
Otto John e ngushtoi epërsinë në minutën e 79-të.
Endrit Krasniqi shënoi për 2-2 në minutën e 90+1 nga gjuajtja e lirë.
Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e dytë me 43 pikë, dy pikë më pak se Ballkani që është në vendin e parë.
Kurse, Prishtina në vendin e gjashtë me 6 pikë./GazetaEnigma/