Prishtina ende nuk e ka siguruar mbijetesën, këto janë kalkulimet sesi mund t’i ik barazhit

Prishtina ende nuk e ka siguruar mbijetesën, këto janë kalkulimet sesi mund t’i ik barazhit

Këtë fundjavë zhvillohen ndeshjet e parafundit saktësisht të javës së 35-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Tashmë pothuaj gjithçka është sqaruar. Ballkani është kampion i ri i Kosovës ndërsa në garat ndërkombëtare do të luajnë edhe Gjilani, Drita e Llapi.

Nga Liga do të largohen direkt Feronikeli dhe Ulpiana derisa dilema e vetme ka mbetur barazhi. Në këtë gara skuadrat më të rrezikuara janë Dukagjini e Malisheva, derisa të sigurt nuk e kanë as Drenica e Prishtina, por që janë në një pozitë shumë më të favorshme.

Padyshim ajo që befason më së shumti është Prishtina e cila pritet që sivjet të luftonte për titull dhe askush se kishte besuar se do të luftojë për mbijetesë.

Prishtina është vetëm 4 pikë larg zonës së barazhit ku kanë mbetur edhe 6 pikë në dispozicion. Bardhekaltrit do të ndeshen të dielën me Dritën në Fadil Vokrri ndërsa në xhiron e fundit luajnë me Llapin në “Zahir Pajaziti”. Nga këto dy takime Prishtina së paku duhet të marrë një pikë për të mbijetuar.

Në anën tjetër Dukagjini dhe Malisheva në javën e parafundit luajnë me Llapin përkatësisht Gjilanin të dyja si mysafirë dhe nëse të dyja fitojnë atëherë mbijetesën e kërkojnë në ndeshjen e fundit në përballjen direkte. Drenica ka orar shumë më të favorshëm, para tifozëve të vetë luan me Ballkanin derisa takimin e fundit e luan me Feronikelin.

Se çfarë do të ndodhë mbetet të shihet, por nëse nuk do të ketë kalkulime atëherë fundi i kampionatit mund të sjellë befasi të mëdha.

Related Articles