Prishtina fiton ndaj Llapit në Podujevë

Prishtina fiton ndaj Llapit në Podujevë

Prishtina fiton ndaj Llapit në Podujevë, del në vendin e dytë

Prishtina ka vazhduar me rezultate të mira në Superligën e Kosovës në futboll. Të dielën pasdite në kuadër të xhiros së katërt ,Prishtina fitoi derbin e xhiros së katërt, ndaj Llapit.

Ndeshja në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, përfundoi me rezultatin 2:1 në të mirë të Prishtinës.

Për 1:0 realizoi Kreshnik Uka nga pika e bardhë në minutën e 14-të. Penalltinë e siguroi Endrit Krasniqi.

Krasniqi shënoi për 2:0 në të mirë të Prishtinës, në minutën e 58-të. Ai shënoi nga afërsia.

Llapi megjithatë nuk u dorëzua dhe kërkoi të reagojë. Për 2:1 realizoi zëvendësuesi Trimror Selimi në minutën e 75-të.

Më pas Llapi ka pasur iniciativën, ndërsa Prishtina nga kundërsulmet ka rrezikuar disa herë. Raste kishte në të dy palët në fakt, por gola të tjerë nuk u shënuan.

Prishtina me fitore del në vendin e dytë me shtatë pikë. Ndërkohë Llapi mbetet me pesë pikë. Për Llapin është humbja e parë.

Related Articles