Prishtina dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Kryeqytetasit janë nikoqir të gjilanasve në takimin që pritet të zhvillohet në stadiumin Fadil Vokrri me fillim nga ora 13:00.
Ekipi i Jean Michel Cavallit vjen në këtë ndeshje nga një formë e mirë prej gjashtë ndeshjeve pa humbje dhe pas dy fitoreve radhazi synon të tretën.
Në anën tjetër, ekipi i Ardian Nuhiut gjithashtu ka ngritje të formës në ndeshjet e fundit dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Prishtina: Nika; Vitija, Limani, Raçi; Yakubu, Salihu, Islami, Llugiqi, Muja; Krasniqi, Kryeziu;
Gjilani: Haxhihamza; Thaqi, Roganovic, Ramadani, Ibrahimi; Bilali, Shabani; Bilalli, Rrahmani, Basa; Jarovic;