Kosova po kalon në një situatë të rëndë me pandeminë COVID-19, me variantin Delta që po mbizotëron dhe po bëhet shkaktare për vdekje të shumta.
Që nga fillimi i pandemisë Kosova ka regjistruar 143 603 raste pozitive, me 2 477 viktima dhe 114,601 të shëruar.
Aktualisht në vende janë 26,525 raste aktive me COVID-19 duke shtuar nevojën edhe për hospitalizim.
Prishtina ka numrin më të lartë të rasteve aktive me 5 116, pastaj vjen Prizreni 2 101, pasuar nga Peja me 1 838, Ferizaj 1,796, Gjilani me 1,672, Gjakova me 1 565, Mitrovica me 1,267, Fushë Kosova me 1,154, Podujeva me 1 150, Klina me 1 070, Drenasi me 826, Vushtrria me 535, Malisheva 512 e të tjera.