Gjendja në pikë kalimet kufitare, pas 6 shtatorit këto janë rregullat për të hyrë në Shqipëri

Gjendja në pikë kalimet kufitare, pas 6 shtatorit këto janë rregullat për të hyrë në Shqipëri

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet në orët e mëngjesit të së martës në pikë kalimet kufitare, shkruan Gazeta Enigma.

Në pikë-kalimin kuiftar Merdar janë 24 minuta, ndërsa në Vërmicë dhe të Dheu i Bardhë janë 10 minuta.

Vlen të theksohet se gjatë ditës së djeshme, dhjetëra shtetar shqiptar janë kthyer në kufi nga pala kosovare për arsye se nuk kishin poseduar as test negativ e as dokument verifikimin se ishin të vaksinuar me ndonjërën dozë.

LEXO EDHE: Kosova shtrëngon masat, kthen në kufi dhjetëra shqiptarë të pavaksinuar dhe pa test

Gazeta “Enigma” ka konkatuar me QKMK, të cilët kanë thënë se deri më 6 shtator mund të kalohen kufijtë pa test dhe pa dokument të vaksinës.

“Deri më 6 shtator mund të kalohet pa test dhe pa dokument të vaksinës, por është mirë me i pas ndonjërën. Megjithatë, pas datës 6 shtator duhet që personi t’i ketë ndonjër prej këtyre”, kanë thënë nga QKMK për Gazetën “Enigma”.

Ndryshe, këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negative brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigjenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-COV2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit”, thuhet në foton e postuar të Ramës.

Related Articles