Prishtina ndanë rrugët me disa futbollistë, intensifikon përgatitjet për edicionin pranveror

Prishtina ndanë rrugët me disa futbollistë, intensifikon përgatitjet për edicionin pranveror

Njoftimin zyrtar për fundin e marrëveshjes dhe mbylljen e bashkëpunimit të nënshkruar dy vite më parë me lojtarin nigerian, por edhe me Xhevdet Shabanin kohë më parë, e ka konfirmuar faqja zyrtare e SC Prishtina, shkruan Gazeta Enigma.

Në njoftim thuhet se bashkëpunimi me lojtarin ka përfunduar më 8 janar dhe nuk është vazhduar. Atanda kishte nënshkruar me FC Prishtine në gusht të vitit të kaluar si transfer i lirë, ndërsa vlera e kartonit të tij është vlerësuar të ketë qenë 250 mijë euro në faen e Tranfermarket, për dallim nga vlera paraprake e tij te klubi Izraelit, Hapoel Kfar Saba, që ka qenë 400 mijë euro, gjatë edicioneve 2019 dhe 2020.

Paraprakisht lojtari ka luajtur edhe për dy klubet e kampionatit të Shqipërisë, Partizanin dhe Apoloninë, i tranferuar si 20-vjeçar te kjo e fundit nga kategoria e juniorëve të Lionit në vitin 2013.

“Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është larguar nga FC Prishtina. Deri te ndërprerja e kontratës erdhi me marrëveshje në mes klubit dhe futbollistit. Atanda erdhi te Prishtina në gusht të vitit 2021 për t’u paraqitur në 13 ndeshje në të gjitha garat për fanellën “bardhekaltër”, thuhet veç tjerash në njoftim./Gazeta Enigma/

???????????????????????????????????????????????? ???????????????????? ????????????????????????! Qendërmbrojtësi Sodiq Atanda është larguar nga FC Prishtina. Deri te ndërprerja e kontratës…Posted by FC Prishtina on E martë, 11 janar 2022

FC Prishtina kohë më parë ka përfunduar ka njoftuar për prfundimin e kontratës edhe me disa lojtarë tjerë, në mesin e të cilëve edhe me Xhevdet Shabanin.

???????????????????????????????????????????????? ????????????????????????????! FC Prishtina dhe futbollisti Xhevdet Shabani e kanë ndërprerë kontratën e bashkëpunimit….Posted by FC Prishtina on E martë, 11 janar 2022

Në njoftimin e sapolëshuar për opinionin, bëhet e ditur se FC Prishtina ka filluar përgatitjet më 5 janar, ndërsa ato i i ka vijuar me ritëm të shtuar dhe intensifikuar, nga dy herë në ditë, vetëm gjatë ditëve të fundit.

???????? ???????????????????????????????????? ???????? ???? ???????????????????????????? “????????????????????????????????̈” ????????̈???? ????????????????????????????????̈???? FC Prishtina përgatitjet për garat në stinorin pranveror i ka…Posted by FC Prishtina on E martë, 11 janar 2022

Kujtojmë që FC Prishtina vitin e kaluar fitoi titullin e kampionit në xhiron e fundit, ndërsa ka pasur paraqitje mbresëlënëse në arenën ndërkombëtare. Sezonin vjeshtor të edicionit vjeshtor e mbylli në pozitën e pestë në tabelë, me 24 pikë, plotë 11 më pak se lideri vjeshtor, SC Gjilani.

Related Articles