Prishtina si mysafir i Ulpianës kërkon t’i marrë tre pikë

Prishtina si mysafir i Ulpianës kërkon t’i marrë tre pikë

Të shtunën do të zhvillohet vetëm një takim në BKT Superligën e Kosovës në kuadër të javës së 16-të.

Ulpiana është nikoqir i Prishtinës për përballjen që fillon në ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Lipjan.

Kryeqytetasit janë aktualisht në vendin e pestë me 21 pikë, dhe duan të vazhdojnë me fitore edhe në këtë xhiro.

Në anën tjetër Ulpiana është në vendin e shtatë me katër pikë më pak dhe do të tentojnë që së paku të marrin një pikë nga ky takim.

Elita e futbollit kosovar po shkon drejt mbylljes së stinorit vjeshtor, andaj duan të pozicionohen sa më mirë të jetë e mundur./Gazeta “Enigma”/

Related Articles