Prishtina zgjidhet “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024 (VIDEO)

Prishtina zgjidhet “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024 (VIDEO)

Kryetari i kryeqytetit Përparim Rama, ka bërë të ditur se Prishtina është zgjedhur “Qyteti Evropian i Sportit” për vitin 2024.

Ai ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Evropian në Bruksel.

Rama tha se kjo do ta bëjë Prishtinën destinacion dhe qendër të shumë aktiviteteve sportive që do të mbahen gjithë vitin 2024.

“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin fantastik se Prishtina është shpallë Qytet Evropian i Sportit për vitin 2024! Ky titull është dëshmi e angazhimit tonë të palëkundur për të krijuar një qytet që përqafon jetën e shëndetshme, gjithëpërfshirjen dhe mikpritjen. Na pret një vit i mbushur me ngjarje sportive, angazhim të komunitetit dhe investime në infrastrukturën sportive”, tha Rama.

Bashkë me të parin e kryeqytetit, të pranishëm ishin edhe Drejtori për Sport, Granit Rugova dhe skitarja e parë nga Kosova, e cila mori pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekini 2022”, Kiana Kryeziu, në një ceremoni të veçantë në selinë e Parlamentit Europian në Bruksel.

Related Articles