Një 16-vjeçar është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se posedonte video intime në mes të disa të miturve, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit.
“Prishtinë 31.08.2022 – 20:00. Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari i mitur i moshës 16 vjeçare mashkull kosovar i cili kishte në posedim incizime intime mes të miturve. Në cilësi të provave materiale është konfiskuar telefoni i të dyshuarit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Ndërkaq rasti vazhdon të hetohet.