Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje dhe tentim grabitje të armatosura

Prishtinë: Arrestohet një person i dyshuar për disa grabitje dhe tentim grabitje të armatosura

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person i dyshuar se ka qenë i përfshirë në shtatë raste të grabitjeve dhe tentim grabitjeve të armatosura, raporton Gazeta “Enigma”.

Siç bën të ditur Policia, këto raste kanë ndodhur kohëve të fundit në Prishtinë.

“Ndaj personit të  dyshuar me aktvendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, shkruhet në komunikatën për media.

“Aktualisht po vazhdon puna hetimore në koordinim edhe me Hetuesit Rajonal, për zbardhjen e plotë të dyshimeve të ngritura për implikimin e të dyshuarit edhe në disa raste të tjera që po hetohen nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin e tyre. /Gazeta Enigma/

Related Articles