Në adresë të Policisë së Kosovës, ka shkuar një ankesë e një nëne kosovare e cila ka raportuar se vajza e saj e mitur është kërcënuar përmes rrjeteve sociale nga një mashkull, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas saj, i dyshuari e ka kërcënuar atë me fotot e të miturës të cilat ai i posedonte.
“Prishtinë, 27.02.2022 – 23:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur ishte njoftuar me një mashkull të huaj përmes rrjeteve sociale dhe i dyshuari ka kërcënuar me fotot e saj të cilat i posedon. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.