Prishtinë – Fushë Kosovë: Aksident trafiku mes dy veturave

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Gazetën Enigma se në aksident janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 19:00, në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura në lëvizje. Në aksident janë shkaktuar vetëm me dëme materiale”, ka thënë Ahmeti.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 70 aksidente trafiku, 28 me persona të lënduar kurse 42 tjerë me dëme materiale. /Gazeta Enigma/

Related Articles