Prishtinë: Inspektorati parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania

Prishtinë: Inspektorati parandalon uzurpimin e një hapësire në lagjen Dardania

Këtë të shtunë, Inspektorati i Kryeqytetit ka parandaluar tentim uzurpimin e hapësirës së përbashkët të banorëve në lagjen Dardania.

Sipas njoftimit të inspektoratit, kjo ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në lagjen e lartëcekur.

Pala është detyruar që ta largojë konstruksionin dhe e njëjta është gjobitur.

“Inspektorati ka detyruar palën të largojë konstruksionin dhe grilat e vendosura ilegalisht sikur edhe ka gjobitur palën”, thuhet në njoftim.

Related Articles