Një 14-vjeçar në Prishtinë ka vdekur pasi është therur për vdekje.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar vdekjen e 14-vjeçarit për Gazetën Enigma.
Sipas Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur rreth orës 07:40 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
“Prishtinë, 01 mars 2022 – Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një rast vrasje, në rrugën “Fahri Fazliu”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore”, njofton Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se vdekjen e 14-vjeçarit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në QMF.
“Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij. Vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti./GazetaEnigma/