Rastet e dhunës në familje janë mjaft të pranishme në Kosovë.
Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. E nuk janë të rralla as rastet kur përfundojnë në telashe vjehrrat me nuse.
Një konflikt familjar ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një 24-vjeçare është përfshirë në një përleshje fizike me vjehrrën e saj.
Sinjali mëson se palët pas një konflikti verbal, kanë eskaluar në dhunë fizike dhe si pasojë që të dyja kanë përfunduar në stacion policor, ku janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarave.
Me urdhër të prokurorit, dy të dyshuarat do të hetohen në liri nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.