Prishtinë: Shoferi humb kontrollin dhe hyn me veturë në lokal

Prishtinë: Shoferi humb kontrollin dhe hyn me veturë në lokal

Mbrëmë në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Shoferi i asaj veture ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, kështu duke u futur në një lokal.

Rastin për Gazetën ‘Enigma’ e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 23:00 në rrugën “C” në Prishtinë, ka ndodhë një vet aksident. Në këtë vetaksident ka qenë i përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit për arsye akoma të panjohura ka humbë kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti.

Me këtë rast po merret njësiti i trafikut./Gazeta Enigma/

Related Articles