Pritet që Kosova të furnizohet edhe me 53 mijë doza të Pfizerit

Pritet që Kosova të furnizohet edhe me 53 mijë doza të Pfizerit

Sot pritet të arrijnë në Kosovë 53 mijë vaksina anti-COVID të kompanisë “Pfizer”, raporton Gazeta Enigma.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” zëdhënësi i Qeverisë, Faik Hoti, i cili ka thënë se sot pritet të vijnë 53 mijë vaksina  të Pfizerit si pjesë e kontratës së kësaj kompanie me MSH-në.

Hoti tutje bëri të ditur se dozat e vaksinave që janë donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pritet të vijnë shumë shpejtë.

Ndryshe Kosova në total ka administruar 922.623 doza të vaksinës anti-COVID.

Related Articles