Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë një përditësim të ri lidhur me gjendjen nëpër pikëkalimet kufitare me Serbinë.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, sipas kësaj qendre, pritjet për të hyrë në Kosovë arrijnë deri në tri orë.
Sipas QKMF-së, pritje ka edhe në Merdarë, deri në dy orë si dhe në Muçibabë deri në një orë.
Pikat e tjera kufitare janë më të qeta nga fluksi, ku pritje ka vetëm nga 5-10 minuta.
Duhet theksuar se kufijtë gjatë muajit korrik dhe gusht, gjithëherë raportohet të jenë më të ngarkuar për shkak të ardhjes së mërgimtarëve.
Përkundër asaj që udhëtojnë për orë të tëra për të ardhur në vendlindje, siç duket nuk është arritur ndonjë lehtësim procedura – kufitar.