Pritjet deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Pritjet deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Numëri i madh i bashkëatdhetarëve drejt Kosovës ka shtuar fluksin në pikat kufitare, sidomos në ato me Serbinë, raporton Gazeta “Enigma”.

Nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë në vendin tonë, nga Dheu i Bardhë shkojnë deri në një orë e gjysmë, mëngjesin e së dielës.

Kolona e automjeteve shkon në një kilometër gjatësi.

Kështu bëjnë të ditur të dhënat e përditësuara sot rreth orës 07:07. /Gazeta Enigma/

Related Articles